Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Nga SHBA te Milan?! Sulmuesi “hedh poshtë” Igli Taren: S’kam folur!

Shkruar nga NEWSPORT
Nga SHBA te Milan?! Sulmuesi “hedh poshtë” Igli Taren:
Igli Tare

Javët e fundit në mediat italiane po qarkullon intesivisht raportimet se drejtori sportiv i Milanit Igli Tare është në “gjurmët” e sulmuesit të mirënjohur Heung-min Son, madje shkohet më tej se ka pasur edhe kontakte mes tyre.

Aktualisht, 33-vjeçari është në kontratë me Los Angeles FC deri në vitin 2027. Sezoni i rregullt në MLS është mbyllur dhe Milani kërkon të përfitojë nga kjo situatë për të huazuar lojtarin korean gjatë merkatos së dimrit.

Tashmë ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Heung-min Son, i cili ia ka "prerë" shpresat kuqezinjve dhe Igli Tares: “Nuk kam folur kurrë me asnjë klub për një transferim në dimër. Një bisedë e tillë është thjesht e pavërtetë.

Për mua, të tregoj respekt për klubin tim dhe të jap gjithçka aty ku luaj, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. Kjo nuk do të ndryshojë. Nuk do të largohem nga LAFC këtë dimër, apo kurrë, për sa kohë që jam këtu”.

Poll

Lexo gjithashtu