Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ish-portieri i ‘sulet’ Antonio Contes: Kur flet dhe sillet si trajner, s’e duroj dot!

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-portieri i ‘sulet’ Antonio Contes: Kur flet dhe sillet si
Antonio Conte

Trajneri i Napolit, Antonio Conte nuk po kalon një kohë të mirë që pas disfatës me Bolognan me shifrat 2-0. Përpos pakënaqësive brenda “familjes” dhe tifozëve, "prijësi" i Napolit u sulmua dhe nga ish-portieri, Emiliano Viviano.

Ky i fundit, i pyetur në një podkast ka thënë se tekniku Conte mund të jetë një njeri i mirë por në aspektin profesional e sheh si “të paaftë”.

"Nuk e njoh Conte-n, ndoshta si person ai është më i miri në botë por roli i tij si trajner, mënyra se si e bën, më acaron nervat. Kur flet dhe sillet si trajner, nuk e duroj dot. Gjithashtu e di nga shumë njerëz se është një njeri i mirë: por e meta ime është se nuk them gënjeshtra, nuk më pëlqen”, tha ish-futbollisti në podcastin Centrocampo.

Poll

Lexo gjithashtu