Shqipëria U-17 nuk ia doli të marrë dot rezultat pozitiv kundër Kazakistanit për këtë grupmoshë, e humbur 1 – 2. Përtej disfatës, mesfushori Armend Muslika vërteoi se është një “vrasës” në shënimin e golave.
Goli i ekipit tonë në këtë duel erdhi pikërisht prej Muslikës, i konkretizuar në kufiri e zonës, madje duke shtangur portierin rival. Armend Muslika është vetëm 16 vjeç, ndërsa luan në Angli te Tottenham U-18, teksa ka shënuar 9 gola dhe 2 asiste në Premier League U-18, fenomenal.
Vlen për tu përmendur se pas 3 ndeshjesh në grupin e 8-të të kualifikuesve për Kampionatin Europian U-17, kuqezinjtë e vegjël numërojnë vetëm 1 pikë, e përkthyer me vendin e fundit. Duhet theksuar se në këtë grup ndodhen edhe Kroacia dhe Holanda.
