Berat Gjimshiti dhe Ivan Juric
Ivan Juric nuk është më trajneri i Atalantës. Mungesa e rezultateve ka bërë që ish-trajneri kroat të shkarkohet pas vetëm 4 muajsh në krye të ekipit bergamask.
Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti është pjesë e rëndësishme në prapavijën e Atalantës dhe nën urdhërat e Juric apo paraardhësit Gasperini, ka qenë i padiskutueshëm si titullar.
Ende nuk ka një emër konkret kush do ta zëvendësojë 50-vjeçarin në “timonin” e fituesëve të Europa League në edicionin 2023-2024. Ivan Juric ka drejtuar më herët ekipe si Palermo, Mantova, Crotone, Geona, Verona, Torino, Roma e Southampton.
Poll
