Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

1 javë kohë ose largim, sulmuesi i Romës nën “presion”

Shkruar nga NEWSPORT
1 javë kohë ose largim, sulmuesi i Romës nën
Evan Ferguson

Merkatoja është përiudha më vendimtare për çdo lojtar që është në skuadër apo që do ti largohet asaj. Pjesë e këtyre ndryshimeve është bërë edhe sulmuesi i Evan Ferguson, i cili luan për Romën.

Në limit kohe 21-vjeçarit i ka mbetur edhe një javë që të bindë trajnerin e tij, Gian Piero Gasperini që ta mbajë në skuadër. Rikujtojmë këtu se Ferguson nuk ka performuar aspak mirë, pasi në një vit nuk ka numëruar asnjë gol të shënuar për skuadrën.

Megjithëse shanset e dyta për të dëshmuar veten janë akoma, pasi sulmuesi me origjinë irlandeze do të luajë në sfidën e radhës kundër Cremonese-s.

Asgjë nuk është e sigurt ndaj e ardhmja e tij në Romë do të varet nga performanca në fushë, në të kundërt në 2 janar rikthehet te Brighton, pasi siç dihet aktualisht është i huazuar nga italianët.

Poll

Lexo gjithashtu