Atalanta ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Leccen, e vlefshme për javën e 31-të të Serie A. Skuadra e Rapahele Palladinos nuk e pati aspak të vështirë ndaj kundërshtarit duke dominuar gjatë gjithë takimit.
Scalvini hapi serinë e golave në minutën e 29-të, përpara se Krstovic dhe Raspadori të shkruanin po ashtu emrat e tyre në listën e golashënuesve, duke i dhënë tri pikët Bergamaskëve.
Në fushë ishin dhe dyshja e Kombëtares shqiptare, Ramadani për vendasit dhe kapiteni Gjimshiti për miqtë, me këtë duel që foli në favor të këtij të fundit, i cili me këtë paraqitje futet në historinë e klubit si lojtari i katërt me më shumë paraqitje te kjo skuadër.
Lecce 0-3 Atalanta (Scalvini 29', Krstovic 59', Raspadori 73')
GOLAT:
