Ndryshe nga sa kishte performuar ndeshjet e fundit, Interi tregoi tjetër “fytyrë” në Milano kundër Romës, e përfunduar 5 – 2 për zikaltërit.
Ekipi i drejtuar nga Cristian Chivu vinte pas 3 rezultatesh negative radhazi në Serie A dhe ndaj ndaj Romës kërkohej “autokritikë”.
I rikthyeri Lautaro Martinez hapi serinë e golave në sekondat e para. Roma u përgigj në minutën e 40-të me Mancini, por Calhanoglu e mbylli pjesën e parë në epërsi te vendasit.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes, ritimi i Interit ishte i “çmendur”. Nga minuta e 52-të deri në të 63-të, të besuarit e Chivu shënuan 3 herë, konkretisht me Lautaro Martinez, Thuram e Barella. Finalizimi i Pellegrini (70’), vlejti sa për statistikë.
Pas 31 javësh në Serie A, Inter shkon në kuotën e 72 pikëve, përkohësisht 9 më shumë se Milani ndjekës, por kuqezinjtë kanë 1 ndeshje më pak.
