Elvis Rexhbecaj & Harry Kane
Elvis Rexhbecaj mund të largohet nga Augsburg në fund të sezonit. Pikërisht këtë qershor, kontrata e tij me klubin e Augsburg përfundon dhe ai do të jetë një lojtar i lirë në rast mosrinovimi.
Sipas “Kicker”, për shërbimet e mesfushorit të Kosovës ka interes nag dy klube elitare në Bundesligë. Borussia Monchengladbach dhe Werder Bremen, janë gati që të përfitojnë nga rasti, për të firmosur me 28-vjeçarin.
Tashmë, topi është në “krahun” e vetë futbollistit nga Prizreni. Rexhbecaj duhet të vendosë nëse do të rinovojë, apo të zgjedhë një mes dy ekipeve të tjera gjermane, Gladbach ose Bremen.
Poll
