Luka Modric & Adrien Rabiot
Adrien Rabiot ka munguar në seancën e fundit stërvitore me kombëtaren franceze. Lajmi u konfirmua nga trajneri Didier Deschamps në prag të miqësores ndaj Kolumbisë.
Sipas teknikut, mesfushori i Milanit ka pësuar një goditje në gju dhe pushimi është një masë paraprake. Dëmtimi vjen pas ndeshjes ndaj Brazilit, ku lojtari ishte pjesë e grumbullimit.
Gjendja e tij do të monitorohet nga stafi mjekësor i Milanit në orët në vijim. Pjesëmarrja e Rabiot në sfidën e rëndësishme ndaj Napolit mbetet në dyshim, duke shqetësuar jo pak trajnerin Massimiliano Allegri.
Poll
