Myrto Uzuni u rikthye në Amerikë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Austin FC. Sulmuesi i Kombëtares ishtes shumë pranë golit në ndeshjen me Inter Miami, skuadër në të cilën luan dhe Leo Messi, por topi i tij u ndal në tranversë në një goditje dënimi e ekzekutuar mjeshtërit prej tij por që nuk pati fatin të tundte rrjetën.
Këtë të hënë, lojtari kuqezi ka rishpërndarë një foto të publikuar më herët nga reperi i njohur, Rigels Rajku, i njohur ndryshe dhe me emrin artistik Noizy.
Bëhet fjalë për një fanellën më të re të Kombëtares shqiptare e cila u prezantua një muaj më parë nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe që u shfaq për herë të parë në ndeshjen miqësore me Ukrainën, e që i është dhuruat me "porosi" të sulmuesit drejt vendit ku po qëndron këngëtari.
Në sfond shihet dhe kënga hit e lançuar nga Noizy, "Icon", duke lënë të nënkuptohet se të dy ata, janë personazhe të një rëndësie të lartë në "sportet" që kanë zgjedhur të investohen dhe lënë gjurmë.
