Gara për titullin mund të quhet praktikisht e mbyllur, pas fitores së Napolit në shtëpi me rezultatin 1-0 në stadiumin "Diego Armando Maradona".
Një gol në pjesën e dytë i shënuar nga anësori Matteo Politano në minutën e 79-të, ka mjaftuar që "Napoletanët" t'i parakalojnë kuqezinjtë në renditje duke shkuar në kuotën e 65 pikëve, 2 më shumë se skuadra e Max Allegrit.
Kështu, "Djalli" rikthehet tek humbja pas fitores me Torinon dhe ndërlikon po ashtu dhe shanset për një vend në Champions, pasi diferencat me vendin e 5-të, Juventusin, është vetëm 6 pikë.
Goli i Politanos
Poll
