Mason Greenwood
Juventus rrezikon të humbasë një nga objektivat kryesorë për sezonin e ardhshëm, Mason Greenwood. Sulmuesi i Olympique Marseille ka tërhequr interesin e Atletico Madrid.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, trajneri Diego Simeone e pëlqen shumë 24-vjeçarin dhe klubi spanjoll është gati të afrohet me kërkesën prej rreth 50 milionë eurosh. Kjo e vendos ekipin italian në një pozicion të vështirë në garë.
Me këto zhvillime, Juventusi mund të detyrohet të ndryshojë strategji në merkato. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti pritet të kërkojë alternativa të tjera për të përforcuar repartin ofensiv.
Poll
