Raphael Guerreiro & Serge Gnabry
Raphael Guerreiro ka njoftuar se do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Më 1 korrik, 32-vjeçarit portugez do t’i përfundojë kontrata me bavarezët, duke e nxjerrë lojtar të lirë në treg.
Kështu, Juventus kërkon të përfitojë nga situata. Drejtuesit e klubit italian kanë nisur lëvizjet e para për të bindur mbrojtësin e majtë, të cilin e shohin si të duhurin për të përforcuar organikën.
Tashmë “topi” është në krahun e lojtarit, i cili duhet të vendosë. Vlen të theksohet se interes për shërbimet e 32-vjeçarit ka edhe klubi portugez, Benfica.
Poll
