Atalanta luan përballë Lecces në transfertë në ndeshjen e javës së 31-të të Serie A. Pas pushimit ndërkombëtar, “Bergamaskët” do të rikthehen në fushë për të vazhduar objektivin e tyre drejt sigurimit të një vendi në zonën europiane, kur distanca me vendin e 6-të është vetëm 4 pikë.
Në formacionin titullar të Raffaele Palladinos pritet të jetë dhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili luajti në dy ndeshjet e Shqipërisë përballë Polonisë dhe atë miqësore me Ukrainën.
Kjo sfidë pritet të jetë e veçantë për kapitenin, pasi nëse aktivizohet që nga minuta e parë, do të ishte ndeshja e 327-të për 33-vjeçarin, për të lënë pas vetes Valter Bonacinan. Përpara tij janë Pasalic, Bellini dhe kapiteni Marten De Roon.
