Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Dybala lë Romën?! Babai i mikut të tij: E ka zemrën në Argjentinë  

Shkruar nga NEWSPORT
Dybala lë Romën?! Babai i mikut të tij: E ka zemrën në
Paulo Dybala & Leandro Paredes

Roma ka pësuar një humbje të madhe pasi konfirmoi se Paulo Dybala pësoi një këputje të shkallës së mesme në bicepsin femoris të kofshës së majtë. Një dëmtim që e mban atë  jashtë fushe për të  paktë n 3 deri në 6 javë .

Ylli i Romës ka një kontratë e cila i skadon në qershor, ndërsa sa i përket rinovimit duket se nuk është i garantuar. Thashethemeve për një largim të mundshëm iu dha hapë sirë edhe nga babai i Leandro Paredes, mikut të  Dybalas, i cili aktualisht luan për Boca Juniors dhe dikur ish-lojtar i “verdhekuqve”.

“Unë di gjëra, e di që Paulo dëshiron të vijë. Ai e ka zemrën të vendosur te Boca Juniors. Dëgjova rastësisht një bisedë midis tyre dhe Dybala tha se do të vinte”, tha babai i Paredes.

Poll

Lexo gjithashtu