Disfata ndaj Bolognas është arsyeja kryesore e cila vendosi Napolin përpara përgjegjësisë. Paraqitja në fushë ka zhgënjyer ekipin si dhe tifozët, pas asaj humbjeje me shifrat 2 me 0.
Në kohën kur Napoli duhet të mblidhte forcat dhe të përmirësohej, trajneri Antonio Conte “zhduket” pasi për seancën stërvitore, përgjegjës ka qenë ndihmësi i tij, Christian Stellini. Sipas napolitanëve largimi nuk ishte surprizë, por i paralajmëruar.
"Napoli rifilloi stërvitjen sot. Azzurrët ishin të përfshirë në një seancë pasdite, duke kryer një fazë aktivizimi të ndjekur nga punë tekniko-taktike. Zoti Antonio Conte, siç është planifikuar dhe rënë dakord me klubin prej kohësh, do të kthehet në Qendrën Stërvitore SSC Napoli të hënën, më 17 nëntor”, shkruan klubi italian duke mos dhënë arsye.
