Mbrëmjen e djeshme, Inter fitoi në shtëpi përballë Lazios me shifrat 2-0. Me përfundimin e ndeshjes Lazio ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke u distancuar nga komentet e trajnerit Maurizio Sarri.
Rikujtomë se Sarri kritikoi hapur gjyqtarin Gianluca Manganiello pas ndeshjes, duke theksuar se gjyqtarët italianë nuk ishin më në nivelin e duhur dhe madje propozoi edhe përdorimin e arbitrave të huaj në Serie A.
“Është koha të fillojmë të marrim me qira gjyqtarë nga jashtë”, ka thënë trajneri i Lazios.
Deklaratat kundër gjyqtarëve erdhën si prentendime të Sarrit, se Martinez duhej të merrte një karton të verdhë, të cilin gjyqtari nuk e bëri.
Martinez dhe Ange-Yoan Bonny shënuan golat që i dhanë “hakmarrje” zikaltërve kundër skuadrës që ua prishi ambiciet për “Scudetto” sezonin e kaluar.
