Manchester United mori një barazim të hidhur sot ndaj Seville. Ekipi i Ten Hag ishte në avantazh të dy golave deri 10 minuta para fundit. Rezultati 2-0 u përmbys nga dy autogola. Të dy erdhën nga dy mbrojtësat Malacia dhe Maguire. I dyti i kapitenit anglezi ishte më epiku.
Vetëm një minutë para fundit Manchester ishte pranë fitores 2-1. Por një kros në zonë për En Nesyri i cili goditi në mënyrë të gabuar me kokë, por topi u përplas tek koka e Maguire i cili e devijoi në rrjetë.
Mbrojtësi ishte vërtetë pafat sepse gjuajtja ishte mjaft afër dhe nuk pati mundësi të reagonte. Goli ishte shokues për vendasit pasi ndeshjen e dytë ne Andaluzi do ta kenë shumë vështirë.
Poll