
Drita 4-2 Suhareka
Drita ka fituar ditën e sotme në shtëpi përballë Suharekës sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Superligës së Kosovës. Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 4-2 në favor të vendasve.
Blerim Krasniqi shënoi dopietë për Dritën, teksa dy golat e tjera u realizuan nga Arb manaj dhe Albert Dabiqaj. Në krahun tjetër, për Suharekën golat u shënuan nga Fetahaj dhe Skrijelj.
Me këtë fitore, Drita i merr vendin e parë Ballkanit, teksa shkon në kuotën e 28 pikëve, 3 më shumë se kampionët në fuqi. Ndërsa Suhareka me 18 pikë mban vendin e 5-të..
Poll