Raportimet e fundit që vijnë nga Kosova janë vërtetë befasuese. Sipas “Dueli Sportiv”, ish-eksperti i mirëmbajtjes së fushës në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Yusuf Yigit, ka deklaruar se trajneri i Llapit Tahir Batatina, i ka borxh prej 16 milionë eurosh.
“U largova nga Llapi për shkak se nuk u realizuan pagesat e premtuara. Tahir Batatina duhet të më japë të paktën 16 mijë euro. Kam biseduar vazhdimisht me atë, por fatkeqësisht ai gjithmonë jepte premtime të rreme”, u shpreh Yusuf Yigit. Me interes pritet reagimi i trajnerit të “akuzuar”.
Skuadra e Llapit pas 32 javësh në Superligën e Kosovës, mban vendin e 8-të, pozitë që të dërgon në Play-Out. Deri në mbyllje të sezonit, janë edhe 4 javë për t’u luajtur, çka do të thotë se gjithçka mund të ndryshoj për “fatet” e ekipit llapjan, aty ku nuk përjashtohet as “skenari” më i keq, rënia nga elita e futbollit kosovar.
View this post on Instagram
