Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kosova përgatitet për kthimin në fushë, caktohen dy miqësoret përballë Çekisë dhe Armenisë

Shkruar nga NEWSPORT
Kosova përgatitet për kthimin në fushë, caktohen dy
Kosova

Kosova pritet të rikthehet së shpejti në fushën e lojës, pasi federata ka njoftuar dy miqësoret e radhës që skuadra dardane do t’i luajë, fillimisht në fundin e muajit maj dhe më pas sfidën tjetër në qershor.

“Djemtë” e Franco Fodës do të testohen fillimisht në transfertë përballë Çekisë në stadiumin “Epet Arena” të Pragës më datë 31, ndërsa një javë më vonë, më 7 qershor do të kthehen në “Fadil Vokrri” për duelin tjetër miqësore ndaj Armenisë.

Misioni i Kosovës mbetet fare i qartë, pasi në shtator kjo skuadër do të luajë shanset e radhës për kualifikimin në Europianin e vitit 2028, përmes Ligës së Kombeve, ku Dardanët janë shortuar në grup 3 të Ligës B, së bashku  Irlandën, Austrinë dhe Izraelin.

Poll

Lexo gjithashtu