Drita vazhdon të konfirmojë pretendimet e saj për titullin kampion në Superligën e Kosovës, pasi mposhti minimalisht në transfertë Prishtinën e Re në shifrat 1-0.
Goli i Besnik Krasniqit në minutën e 39-të në sajë të 11-metërshit, rezultoi mjaftueshëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani që sheh përpara dhe afrohet çdo ditë e më shumë me trofeun.
Në anën tjetër Malivesha nuk bën pas me ambiciet për të kapur vendin e dytë, pasi fitoi po në transfertë me rezultat "fotokopje" ndaj Prishtinës, duke bërë që distanca mes tyre dhe Ballkanit të jetë vetëm 3 pikë. Pavarësisht se mbetën me një lojtar më pak në minutat e fundit, goli i Aliut në shtesë "çliroi" miqtë që dalin nga ky takim me pikët maksimale.
