Ditën e sotme janë luajtur 3 ndeshje në Superligën e Kosovës, të vlefshme për javën e 32-të. Befasia më e madhe erdhi nga Suhareka, ku Ballkani pritës u mposht 0 – 1 nga Llapi i vendeve të fundit.
Më këtë disfatë, Ballkani i jep “duart’ titullit, 8 pikë më pak se Drita kryesues, ndërsa kanë mbetur edhe 4 javë deri në mbylljen e kampionatit. Nuk ka “qetësi” për Ferizajn.
Shkarkimi i “padrejtë” kundër ish-trajnerit Nevil Dede, po jep “efekt”. Ata nuk fituan në Gjilan, 1 – 1, kësisojë vazhdon seria negative në rezultate dhe vendi i parafundit në tabelë.
Drenica e drejtuar nga trajneri gjerman Thomas Brdaric mori 3 pikë të “vyera” në transfertën delikate të Dukagjinit. Më këtë sukses, Drenica reziston jashtë “zonës së ftohtë” të Superligës në Kosovë.
