Duke nisur prej orës 15:00, do të zhvillohet derbi i kryeqytetit të Kosovës mes Prishtinës së Re dhe Prishtinës. Për Prishtinë e Re, sfida në fjalë vështrohet si “treni i fundit” për mbijetesën, edhe pse asgjë nuk është më në dorën e tyre.
Teksa kanë mbetur edhe 4 javë deri në fund, e ku dueli vlen për raundin e 33-të në Superligën e Kosovës, bardheblutë e kryeqytetit mbajnë vendin e fundit të tabelës me 28 pikë, çka do të thotë, që edhe nëse i sigurojnë 12 pikët maksimale, do të arrijnë në kuotën e 40 të tilla.
Në këtë “prizëm”, Llapi që mban vendin e 8-të, Play-Out, nuk duhet të marrë asnjë pikë, po ashtu edhe Ferizaj. Prishtina nga krahu tjetër gjendet në pozitën e 4-të me 45 pikë, jashtë Kupave të Evropës dhe larg objektivave.
