Superliga e Kosovës vjen me përballje të rëndësishme që mund të përcaktojnë dhe fatet e sezonit në të dyja frontet, si për garën e titullit, ashtu edhe për verdiktet e mbijetesës.
Drita do tentojë t'i japë goditjen e "knock-out"-it Ballkanit në duelin direkt për titull, pasi një fitore do ta shpallte automatikisht kampione, ndërsa Balkani do tentojë me ngulm që të shtyjë "festën" e rivalit.
Një fakt interesant është që në përballjet direkte, vendasit nuk e njohin fitoren ndaj skuadrës nga Suhareka, pasi bilancet flasin në favor të këtyre të fundit, me 3 fitore dhe një barazim. Ndaj dhe gjilanasit do tentojnë të thyejnë këtë "mit" pikërisht në tokën e tyre.
Po ashtu, edhe Drenica luan për "jetë a vdekje" ndaj Gjilanit. Të ndodhur momentalisht në vendin e 7-të me 39 pikë, një sukses hipotetik do ta largonte nga "makthet" e rënies nga kategoria. Të dyja këto përballje do të luhen në orën 16:00.
