Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar thyen “agjërimin” në Çeki, vjen goli i 10-të sezonal për ish-kampionin e Dajës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sulmuesi shqiptar thyen “agjërimin” në Çeki,
 

Sparta Praga fitoi përballë Jablonec me rezultatin 2-0, aty ku u bë protagonist edhe Albion Rrahmani. 

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, i cili u fut në fushën e lojës në minutën e 60-të për të zëvendësuar Irving, gjeti rrugën e rrjetës pas vetëm 17 minutave pas aktivizimit. 

Një aksion shumë i bukur mes tij dhe shokut të skuadrës Kuchta dhe përballë portierit nuk e pati të vështirë të realizonte. Ky ishte dhe goli i 10-të sezonal për sulmuesin e dardanëve, i cili numëron në llogarinë e tij dhe 2 asiste. 

Me këtë sukses, skuadra e Rrahmanit shkon në kuotën e 66 pikëve, 8 më pak se kryesuesit e grupit Slavia Praga që kanë 74 pikë në 31 javë. 

Poll

Lexo gjithashtu