Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Përsëritet rasti “Zhegrova”? Mbrojtësi i Kosovës “braktis” Poloninë dhe hedh “grepat” në kampionatin elitar

Shkruar nga NEWSPORT
Përsëritet rasti “Zhegrova”? Mbrojtësi i Kosovës
Përfaqësuesja e Kosovës

Dion Gallapeni është pajisur me pasaportën shqiptare, çfarë i jep atij mundësinë që të provojë veten në një kampionat më të fortë dhe të kalojë në një klub që ka ambicie dhe lufton për të fituar trofe madhorë.

Në dekretin e bërë publik nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mbrojtësi i Përfaqësueses kosovare ka shansin e artë për të tentuar një transferim gjatë merkatos së ardhshme të verës.

Momentalisht Gallapeni është nën kontratë me polakët e Wisla Plock dhe pritet që në dritaren e ardhshme të transferimit të zgjohet interesimi i klubeve për të tentuar të afrojnë në gjirin e tyre 21-vjeçarin.

Përditësimi i fundit në Transfermarkt, thotë se vlera e Gallapenit ka shkuar në 2.50 milionë euro, shumë e cila ka pësuar rënie që prej herës së fundit kur Wisla Plock kërkoi plot 8 milionë nga Bologna që u shfaq e interesuar, por që më pas hoqi dorë për shkak të çmimit të lartë.

Në Itali, Gallapeni mund të provojë të njëjtën formulë si Edon Zhegrova i cili po ashtu posedon një dokumentacion të tillë, për të “gjurmuar” një prej skuadrave të kampionatit italian.  

Poll

Lexo gjithashtu