Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E BUJSHME/ Nga “bardheblutë” e Superligës u largua për 250 mijë euro, klubet e Serie A “çmenden” pas mbrojtësit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Nga “bardheblutë” e Superligës u largua
Tifogrupi mbështetës i Prishtinës, "PLISAT"

Dion Gallapeni po luan momentalisht i huazuar te Wisla Plock, në elitën e futbollit polak. Kartoni i tij zotërohet nga Widzew Lodz, që po lufton për mbijetesë, por “divorci” përfundimtar me shqiptarin mund të vijë gjatë verës.

E BUJSHME/ Nga “bardheblutë” e Superligës u largua
Dion Gallapeni

Burime për media raportojnë se për 21-vjeçarin nga Suhareka ka interesim të fortë në Serie A. Atalanta dhe Bologna janë gati që të paguajnë miliona euro, për ta bërë të tyrin Gallapenin, i cili këtë sezon ka shkëlqyer me dy ekipet polake që është aktivizuar.

Vlera e mbrojtësit të majtë është momentalisht 2.5 milionë euro. Por, për ta lënë të lirë, Widzew Lodz pritet t’u kërkojë italianëve dyfishin e kësaj shume, që do të thotë 5 milionë euro.

Kujtojmë se Gallapeni është një lojtar i dalë rishtazi nga skuadra e Prishtinës. Ai u shit nga “bardheblutë” e Superligës së Kosovës në verën e vitit 2025, për një shumë prej 250 mijë eurosh.

Poll

Lexo gjithashtu