Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E BUJSHME/ Nga Premier League e deri te Benfica, një Europë e tërë “çmendet” pas ish-it të Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Nga Premier League e deri te Benfica, një Europë e
Luan Lleshi kur u prezantua te Llapi

Luan Lleshi me shumë mundësi do të largohet nga Llapi në fund të sezonit. Shkak është bërë interesimi i lartë nga klube të njohura evropiane, për qendërmbrojtësin 20-vjeçar nga Gjakova.

Sipas raportimeve, Austria e Vienës, Club Brugge, Benfica, Kolos Kovalivka nga Premier League ukrainase, Young Boys dhe CSKA Sofia, kanë intere serioz për shërbimet e shqiptarit.

Kontrata e tij me Llapin përfundon në verën e vitit 2028, prandaj klubi i Superligës së Kosovës, do të përfitonte jo më pak se 1 milionë euro.

Vlera aktuale e Lleshit në “Transfermarkt” është 175 mijë euro, me premisa për t’u rritur. Ndërkohë që vetë mbrojtësi 20-vjeçar ka luajtur një ndeshje me Kosovën U21, teksa ka qenë pjesë edhe e ekipeve U17 dhe U19.

Karrierën e tij, mbrojtësi e ka nisur me Durrësin 04 në Shqipëri. Më pas ai është aktivizuar edhe për Erzenin U19, Tiranën U19, Feronikeli, teksa prej korrikut luan me Llapin.

Poll

Lexo gjithashtu