Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E BUJSHME/ Besiktasi “i tregoi derën” në fund të sezonit, Milot Rashica përgatit “fluturimin” drejt ish-skuadrës së Sokol Cikalleshit

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Besiktasi “i tregoi derën” në fund të
Milot Rashica

Milot Rashica do të largohet nga Besiktas, por jo nga Turqia. Kështu njoftojnë mediat turke, të cilat flasin për një interesim konkret të Basaksehir, që ka marrë informacione paraprake për sulmuesin shqiptar, pasi trajneri Sergey Lancin nuk e ka në plane për sezonin e ardhshëm.

Kartoni i Rashicës kap vlerat e 3.5 milionë eurove, një shifër e përballueshme kjo për skuadrën në të cilën është aktivizuar për 2 sezone ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi (2015-2017). Për lojtarin, insiston dhe trajneri Nuri Sahin, i cili ka besim te cilësitë e Rashicës dhe do t’i bënte goxha punë në ofensivë.

Më herët, edhe Kristjan Asllani u njoftua për vendimin e drejtuesve për të mos ekzekutuar mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit. Emri i tij u përmend në radhët e futbollistëve të huazuar, ku asnjëri prej tyre nuk ka kaluar me sukses pritshmëritë dhe do të kthehen prej nga kanë ardhur.

Poll

Lexo gjithashtu