Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

12 milionë euro për Kristjan Asllanin, mesfushori shqiptar bën “prapa-kthehu”

Shkruar nga NEWSPORT
12 milionë euro për Kristjan Asllanin, mesfushori shqiptar bën
©ATV Kristjan Asllani

Klubi i Besiktas nuk do ta ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të Kristjan Asllanit. Sipas prestigjiozes turke “Sabah”, klubi nga Stambolli ka marrë vendimin që 5 lojtarët e huazuar të mos blihen përfundimisht.

Ndër ta është edhe emri i mesfushorit të Kombëtares shqiptare. Për këtë të fundit, Inter i ka dhënë mundësinë Besiktasit që të paguajë 12 milionë euro për ta bërë të tyrin.  

Pikërisht kjo shumë e lartë, është “ngërçi” që Besiktas nuk do të vazhdojë më tej bashkëpunimin me elbasanasin. Një sezon pa trofe dhe vetëm kualifikim në Conference League ka ndikuar në këtë vendim.

Tashmë pritet vetëm fundi i kampionatit, që 24-vjeçari i Kombëtares shqiptare të largohet nga klubi i Stambollit. Me fanellën e “Shqiponjave” këtë gjysmë sezoni, Asllani ka shënuar 2 gola e dhuruar 2 asiste.

Kështu, Kristjan Asllani do të rikthehet tek skuadra e Inter, klub që i zotëron kartonin. Megjithatë, ai nuk pritet të qëndrojë me zikaltërit, me këta të fundit që do të duhet t’i gjejnë një “fole” të re, qoftë huazim tjetër apo shitje përfundimtare.  

Poll

Lexo gjithashtu