Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Luajnë për mbijetesë, klubi i Superiores jep NJOFTIMIN e rëndësishëm: Kemi vendosur të hapim...

Shkruar nga NEWSPORT
Luajnë për mbijetesë, klubi i Superiores jep NJOFTIMIN e
Vora

Vora dhe Bylis do të përballen këtë të dielë në kuadër të javës së fundit të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës, do të nisë prej orës 16:00.

Ndërkohë që klubi i Vorës ka bërë ditën e sotme një njoftim shumë të rëndësishëm për tifozët. Tribuna D përballë dhe ajo C pas porte, do të jenë pa pagesë, për këtë duel jetik.

Gjithashtu, në postimin e bërë në rrjetet sociale, klubi vorak “paralajmëron” rivalin, duke e cilësuar përballjen ndaj Bylisit më shumë se një ndeshje. Vora u kërkon tifozëve që të jenë të gjithë bashkë.

POSTIMI:

Siç është njoftuar edhe në postimin e ditës së djeshme drejtuesit e klubit kanë vendosur që për këtë sfidë të hapen pa pagesë Tribuna D përballë dhe Tribuna C mbrapa porte.

Kjo nuk është thjesht një ndeshje, është momenti ku duhet të jemi të gjithë bashkë pranë skuadrës sonë ta mbështesim nga minuta e parë deri në të fundit të brohorasim më fort se kurrë dhe ta kthejmë stadiumin në forcën më të madhe të ekipit.

Poll

Lexo gjithashtu