Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ditëlindja e 20-të/ Shembulli shqiptar i Edonisa ALIUT, nga kapitene në drejtoreshë teknike

Shkruar nga NEWSPORT

Edonisa Aliu është shembull për femrat që dashurojnë futbollin në Kosovë, ku pasioni për sportin e bukur ka bërë që të ngjisë hapa të mëdha në moshë të vogël. Kapitenja e Feronikelit në futbollin e femrave mori më 5 korrik detyrën e rëndësishme të drejtoreshës teknike dhe zëdhënëses për mediet. Ajo u bë kështu e para nga vajzat në Kosovë, që  mban pozicionin e drejtoreshës teknike.

Përgjegjësia është e madhe në vazhdim, teksa prezantimet e lojtareve të reja nuk kanë munguar. Më parë e ka treguar dhe ëndrrën për të luajtur me përfaqësuesen e Kosovës dhe në Champions League. Mesfushorja ka qenë gjithashtu shpesh herë pjesë e paneleve televizive, gjatë diskutimeve për futboll.

Gjatë prezantimit të një prej afrimeve të reja për Feronikelin

Talenti i Aliut u vërejt në moshën 12-vjeçare, pikërisht në një turne të shkollës. Aty u spikat lidhja e saj me futbollin dhe përfundoi pjesë e klubit të Drenicës. Sot Edonisa ka mbushur 20 vjeç dhe padyshim ambiciet e mëdha do e shtyjnë të arrijë më shumë. Ky është shembull i vërtetë për çdo vajzë që mund të ndjehet e paragjykuar, por e dashuron futbollin.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga