Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Çela dhe Magani “all-in” për misionin Superiore, hedhin në fushë më të mirët! Publikohen FORMACIONET ZYRTARE të sfidës Pogradeci-Besa

Shkruar nga NEWSPORT
Çela dhe Magani “all-in” për misionin Superiore, hedhin
Foto ilustruese: Pogradeci-Besa (FORMACIONET ZYRTARE)

Pogradeci dhe Besa e Kavajës do të përballen ditën e sotme në kuadër të finales së “play-off” të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë prej orës 17:00.

Tashmë dy trajnerët, Emiljano Çela dhe Gugash Magani kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushën e lojës nga minuta e parë. Më tej do të njiheni me titullarët e kësaj sfide.

FORMACIONET ZYRTARE:  
POGRADECI: Marin, Toshevski, Kasmollari, Greca, Lesai, Ogunleye, Kazeem, Lila, Samake, Danladi, Shanaj. Trajner: Emiljano Çela.
BESA: Abdullahu, Daja, Ayivi, Kapo, Chinwendu, Migone, Abdulai, Danaj, Spahiu, Cordeiro, Bianor. Trajner: Gugash Magani.

Kujtojmë që fituesi i këtij dueli do të afrohej më shumë me ngjitjen në “Abissnet Superiore”. Pikërisht ekipi që do të “korrë” fitoren sot, do të luajë aktin final përballë Teutës.   

Poll

Lexo gjithashtu