Daniel Siebert
Institucioni më i rëndësishëm futbollistik në Evropë për futbollin UEFA, ka përcaktuar arbitrin për finalen e Champions League mes Arsenalit dhe PSG-së, fjala është për Daniel Siebert.
Gjermani 42-vjeçar nuk ka arbitruar kurrë më parë një finale në kompeticionet elitare të UEFA-s apo FIFA-s, e ku ka sjellë disi habi për zgjedhjen e tij.
Siebert nuk është emër i panjohur për Arsenalin, pasi i gjykoj në gjysëmfinalen ndaj Atletico Madrid, ogur i mbarë për “Topçinjtë”.
Protagonist në fjalë konsiderohet gjerërisht si “strikt”, ndërsa mesatarja e kartonëve të verdhë është 5 për ndeshje. Arsenal – PSG do të zhvillohet më 30 maj, stadiumi “Puskas Arena” i Budapestit (Hungari).
Poll
