Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Klubi londinez i “fal” titullin Arsenalit në Premier League, zbulohet “pakti” milionësh

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi londinez i “fal” titullin Arsenalit në Premier League,
Crystal Palace, Haaland dhe Saka

Kanë mbetur edhe 2 javë deri në mbyllje të Premier League për këtë sezon. Arsenali kryeson me 5 pikë avantazh, por diferenca me shumë gjasa do të shkojë në 2 të tilla, pasi Manchster City luan ndeshjen e prapambetur kundër Crytsal Palace sonte në stadiumin “Etihad Stadium”.

Në kushte të tilla, “Topçinjëve” i mjafton të marrin 6 pikë në 2 “finalen” e mbetura të Premier League, çka do i sigurojë titulli pas 22 vitesh pritje.

Ekipi i Artetës duelon me Burnley javën e parafundit në shtëpi dhe më pas e pret transferta delikate ndaj londinezëve të Crystal Palace. Por dueli i fundi, i cili konsiderohet edhe vendimtar ka një “pakt”.

Gjatë merkatos verore të 2025-së, sulmuesi Eberechi Eze u transferua te Arsenali prej Crytsal Palace dhe klauzola është e tillë, kuqeblutë e Londrës përfitojnë 10 milionë euro shtesë nga ky transferim, nëse Eze fiton Premier League me “Topçinjtë”.     

Poll

Lexo gjithashtu