Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Një finale për "thyerje" ekuilibrash, Nevil Dede dhe Ilir Daja matin "pulsin"

Shkruar nga NEWSPORT
Një finale për "thyerje" ekuilibrash, Nevil Dede dhe Ilir
Nevil Dede dhe Ilir Daja

Vetëm pak orë na ndajnë nga përballja e mbrëmjes, finalja e Kupës së Shqipërisë ku Dinamo si pritës do të përballet me Egnatian në 19:00 për “kurorën” e kampionit të këtij edicioni.

Krahas ambicies së lojtarëve për të treguar më të mirën në fushën e lojës, ky duel premton spektakël edhe në pankina.

Një “përplasje” në distancë dhe mes trajnerëve Ilir Daja dhe Nevil Dedes, të cilëve nëse iu referohemi numrave, kanë rekorde gati “fotokopje”.

Sa i përket trajnerit të kryeqytetasve, në 10 ndeshje të luajtura përballë Egnatias, ia ka dalë të fitojë 4, të barazojë 3 dhe të humbasë po 3, me një mesatare pikësh 1.50. Sakaq, edhe trajneri i rrogozhinasve flet me të njëjtën “gjuhë”. I vetmi dallim për të është që ka 2 humbje më pak, çfarë tregon se në ndeshjet direkte ndaj këtij kundërshtari nuk e honeps lehtë humbjen.

Duelet direkte nuk kanë shumë nevojë për koment. 6 ndeshje për secilin, dhe i njëjti numër fitoresh, barazimesh dhe humbjesh, 2 për kokë. Kjo finale mund të thyejë edhe “mitin” e ekuilibrave, ndaj pritet me shumë vëmendje se kush prej trajnerëve do të qëllojë më i zoti në formulën drejt fitores.

Poll

Lexo gjithashtu