Jasir Asani dhe Dinamo
Qendërmbrojtësi i Kombëtares dhe Dinamos, Naser Aliji ka shpërndarë një postim të fundit në rrjetin social Instagram. Gëzimin e fitores në Kupën e Shqipërisë me “blutë” e kryeqytetit kundër Egnatias (3 – 2), 32-vjeçari e shfaqi edhe për mbështetësit.
Në sfond me vajzën në duar dhe trofeun lart, Aliji shkruan: “Kampionë radhazi”. Në këtë postim, nuk ka munguar reagimi i ish-sulmuesit të Partizanit Jasir Asani.
Anësori i Shqipërisë ka komentuar me emojin e flakës. Pritet me interes se si do të pritet ky gjest i Asanit, aty ku rivaliteti mes skuadrave të kryeqytetit është i madh dhe tifozët nuk falin lehtë.
Postimi i Naser Aliji dhe komenti i Jasir Asanit
Poll
Lexo gjithashtu
KUPA E SHQIPERISE
SPECIALE/ 5 arsye pse Egnatia rikthen Kupën në Rrogozhinë
KUPA E SHQIPERISE
