Dinamoi fitoi Kupën e Shqipërisë për herë të 15-të në histori, ndërsa pas ndeshjes foli për mediat trajneri Ilir Daja:
“Them të drejtë, meqënëse sot festojmë. Nuk e di se çfarë ka arbitri Enea Jorgji. E nisi me Skënderbeun, më pas me Elbasanin në ‘Qemal Stafa’. Nuk e di se çfarë ka me ne.
Te japi një karton të dytë të verdhë në finale. Nëse ka gjë, të merret me mua personalisht. Ka një president që investon, sikurse lojtarët që japin shpirtin në fushë.
Të vish dhe të shikosh një arbitër që ndëshkon me të dytin të verdhë një lojtar për një vonesë! Dua t’i bëjë pak furçë presidentit, pasi nuk i kam pasur aq mirë marrëdhëniet.
Më vjen mirë që Dinamo rikthehet në Final Four dhe fitimin e Kupës së Shqipërisë. Jam i kënaqur. Nipi im sot ka bërë 11 muajësh. Ia dedikoj atij këtë Kupë. Problemi i vetëm që kishim, ishte të mos e çonim topin direkt te Nezeri dhe Nani, pasi kaluam në 4-4-2.
I vetmi gabim që u bë, ishte që e çonim lojën në linjën anësore, ku kundërshtari ishte i barabartë në çiftet anësore. Duhet të bënim spostim të krahut të lojës me diagonale të shkurtra dhe të mesme. Me pas ndryshoi Egnatia e ku ndryshuam edhe ne. Ne kaluam me 5-3-2, pasi ishim në superioritet numerik.
Në një moment që luan për një trofe, duhet të vuash. Në momentin kur shënoi Egnatia, u përgjigjëm me gol. Në fund fare, përballë kishim kampionët e Superiores. Një Egnatia që luan mirë futboll dhe ka kontigjent të mirë lojtarësh. Të fitosh dy vite radhazi kundër Egnatias në finalen e Kupës ka meritë.
Meritë djemëve, presidentit që nuk i ndahet ekipit dhe stafit, sikurse pak Ilir Dajës. Trajneri më i trofeshëm në Shqipëri? Sigurisht që është një punë që ka shumë vite. Nuk do tregojë vitet, sepse do dukem shumë i madh në moshë.
Mendoj që kanë qenë vite sakrifice, përkushtim. Jeta ime, përveç familjes, ka qenë futbolli. Kur kthehem mbrapa, është një punë e kthyer mbrapsht në pjesë e sadisfaksion”.
