Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Shumë pranë Real Madrid, trajneri Jose Mourinho vendos dy kushte para firmës

Shkruar nga NEWSPORT
Shumë pranë Real Madrid, trajneri Jose Mourinho vendos dy kushte para
Jose Mourinho

Me shumë mundësi, Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i Real Madrid. Presidenti Florentino Perez mendon se 63-vjeçari portugez është i vetmi që mund të vendosë qetësi brenda dhomave të zhveshjes, por sigurisht të dhurojë futboll me kualitet.

Edhe pse firma është shumë pranë, raportohet se “Special One” i ka vendosur dy kushte Perezit dhe klubit madrilen. Së pari, Mourinho ka kërkuar që do të jetë ai vetë që do të vendosë për merkaton, jo për emrat që do të blihen, por për pozicionet ku mendon ai se Reali ka nevojë për përforcim.

Në radhë të dytë vjen ndikimi. Sipas mediave spanjolle, 63-vjeçari i ka kërkuar presidentit Perez që as ai dhe askush tjetër në klub të mos i ndërhyjë në punën e tij, pra secili të bëjë atë për ç’ka është emëruar dhe për çfarë paguhet.

Në të shkuarën, Murinho e ka drejtuar Real Madrid në 178 ndeshje. Në këto sfida, ai ka dalë që të fitojë 127 prej tyre, të humbasë 23 dhe të barazojë në 28 duele të tjera.

Poll

Lexo gjithashtu