Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Finalja e Kupës së Shqipërisë në "Air Albania", FSHF cakton arbitrat për ndeshjen Dinamo - Egnatia (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Finalja e Kupës së Shqipërisë në "Air
Dinamo - Egnatia

Dinamo dhe Egnatia do të masin forcat përballë njëra-tjetrës në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, e cila do të luhet në impiantin "Air Albania".

Me sfidën e përcaktuar për të nisur në orën 19:00, Federata shqiptare e Futbollit ka përcaktuar dhe grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel të rëndësishëm, prej nga ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni 2025-26.

Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor, i ndihmuar nga dy asistentët e tij Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Arbitër i katërt është përcaktuar Florjan Lata, ndërsa në sistemin VAR do të jetë Juxhin Xhaja së bashku me asistentin e tij në aVAR Kreshnik Cjapin. 

Arbitër kryesor: Enea Jorgji

Asistenti i parë: Denis Rexha

Asistenti i dytë: Ridiger Çokaj

Arbitër i katërt: Florjan Lata

VAR: Juxhin Xhaja

aVAR: Kreshnik Cjapi

 

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu