Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Sot luajta me frikë për shkak të...”, Klevi Qefalija besimplotë: Titulli?! Kurrë mos thuaj kurrë

Shkruar nga NEWSPORT
“Sot luajta me frikë për shkak të...”, Klevi Qefalija
Klevi Qefalija

Dinamo ia doli të triumfonte përballë Egnatias me shifrat 3-2 në finalen e Kupës së Shqipërisë. Kështu, dinamovitët “korrin” këtë trofe për herë të 15-të në histori. Pas këtij dueli ka folur edhe "Lojtari i Ndeshjes", Klevi Qefalija. 

“Kënaqësi dhe privilegj të fitosh Kupën dhe çmimin e lojtarësh të ndeshjes. Ishte ndeshje e luftuar, por ia dolëm që të fitonim. Do të thoja që në aspektin personal më kanë penalizuar dëmtimet.

Sot luajta me frikë sepse kam pjesën e kofshës të dëmtuar. Nëse nuk do të kisha ato dëmtime, do të bëja më mirë se kaq. Humba ritmin. Shyqyr Zotit tani jam mirë dhe shpresoj që mos të kem më dëmtime.

Final Four, edhe pse ka diferencë? Diferenca 7 pikë është shumë. Por do të mundohemi që t’i fitojmë të 3 ndeshjet, në varësi edhe të kundërshtarit. Shumë e vështirë, por kurrë mos thuaj kurrë”, tha Qefalija.

Poll

Lexo gjithashtu