Dinamo ia doli të mbrojë suksesin në Kupën e Shqipërisë për herë të dytë radhazi, teksa më datën 13 maj mposhtën 3 – 2 Egnatian në finale, e mbajtur në stadiumin “Air Albania”.
Përveç 5 gola, kjo sfidë prodhojë përplasje të përgjakshme, sikurse 3 kartonë të kuq. Kapiteni Bruno Dita ngriti trofeun e Kupës, ndërsa qendërmbojtësi i ka bërë jehonë këtij suksesi edhe në rrjetet sociale. Mes komenteve, nuk ka qëndruar në “heshtje” ish-sulmuesi i “bluve” Baton Zabërgja.
Ai i ka dërguar emoijin me zemër dhe duart lart, tregues se ende i ndjek ish-shokët e ekipit dhe Dinamon, pavarësisht se luan në Ukrainë te Metalist 1925.
Në një prononcim të para disa muajëve për media shqiptare, Zabërgja e la të hapur mundësinë e rikthimit te Dinamo, por pa dhënë detaje, nëse kemi të bëjmë thjesht me dëshirë apo plan të qartë për të ardhmen.
