Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Disfata e rëndë në Kupë nga Dinamo, Egnatia REAGON pas finales së humbur dhe iu drejtohet tifozëve me premtimin e madh

Shkruar nga NEWSPORT
Disfata e rëndë në Kupë nga Dinamo, Egnatia REAGON pas
Futbollistët e Egnatias dhe tifozët e klubit

Egnatia nuk ia doli që të kurorëzohej kampione e Kupës së Shqipërisë, pasi u mposht nga Dinamo, në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, përfunduar me rezultatin 2-3.

Marrja e kartonit të kuq që në startin e takimit që në minutën e 6-të të Bakayoko që bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Teqja, u duk sikur ia “preu krahët” skuadrës së drejtuar nga Nevil Dede. Pavarësisht inferioritetit numerik që zgjati deri në minutën e 52-të, duke rikthyer kështu dhe baraspeshën në fushë, “djemtë” e Dedes tentuan gjithçka për gjithçka për t’u futur në lojë, por koha nuk u mjaftoi për shpresën e fundit.

Pas disfatës në finale, klubi ka reaguar përmes një postimi në faqen e tyre duke shprehur keqardhje për mënyrën se si shkoi sfida, ndërsa pati dhe një falenderim të veçantë dhe për tifozët që dhuruan, krahas koreografisë spektakolare, edhe një mbështetje të pakursyer në tribunat e stadiumit. Në fund ata mbajnë dhe një premtim. 

REAGIMI:

“Nuk arritëm t’ju japim rezultatin që meritonit, dhe dhimbja është po aq e madhe për ne sa edhe për ju. Por mes zhgënjimit, një gjë mbetet e paharrueshme: zëri, zemra dhe besimi juaj në stadium deri në sekondën e fundit.

Faleminderit që ishit aty, që nuk na latë vetëm. Mbështetja juaj është forca jonë më e madhe dhe arsyeja pse do të vazhdojmë të luftojmë në çdo ndeshje.

Bashkë do të ngrihemi më të fortë. Hedhim sytë drejt Final 4.”

Poll

Lexo gjithashtu