Dinamo do të presë Egnatian për finalen e Kupës së Shqipërisë, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00.
Nga kjo përballje, pritet të një betejë e fortë në fushën e lojës, kjo pasi në “strofë” ndodhet trofeu i parë sezonal dhe padyshim, performanca premtohet në nivele të larta.
Newsport ka analizuar këtë duel duke radhitur 5 arsye pse dinamovitët mund të dalin fitues nga kjo përballje.
Rekordi – Dinamo di si fitohet kur bëhet fjalë për trofe dhe këtë e vërteton më së miri bilanci që kanë me kundërshtarin në Kupën e edicionit të kaluar dhe Superkupën, të dyja të fituara.
Rregullim bilancesh – Deri më tani, rrogozhinasit mbajnë stafetën me 16 fitore, ndërsa Dinamo 7. Ndaj në këtë duel, do të kërkohet me ngulm fitorja për të ngushtuar disi “hendekun”.
Ilir Daja – Një arkitekt i cili ka mentalitetin e duhur si fitohet. Ndoshta s’i kanë ecur mirë përgjatë këtij sezoni në kampionat me oshilacionet e shfaqura, por nëse në “shesh” ka trofe, Daja shndërrohet në “magnet” dhe gjen formulën si t’i fitojë.
Grupi i plotë dhe rikthime të rëndësishme – Nëse të gjithë janë gati nuk ka justifikime për rezultate të tjera përveç fitores. Kthehet në portë Teqja, i cili do të ndihmohet nga Nani dhe Neziri. Po ashtu dhe mesfusha pritet të jetë në nivel ku Qefalija, Qardaku dhe Malomo janë gati të marrin një vend titullari.
Sezoni – Duhet bërë diçka që sezoni të mos mbyllet me zhgënjime. Nëse për Final Four nuk janë "favoritë", kjo finale ka vetlm në shpjegim, "all-in" për të kthyer lavdinë në vend.
