Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Egnatia i “fut frikën” Dinamos, historia favorizon rrogozhinasit në finalen e Kupës

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia i “fut frikën” Dinamos, historia favorizon
Egnatia dhe Dinamo

Mbrëmja e së mërkurës do të sjellë një nga sfidat më të shumëpritura të sezonit në futbollin shqiptar, finalen e Kupës së Shqipërisë 2025/2026 mes Dinamo City-t dhe Egnatia-s.

Një finale plot rivalitet dhe emocione, ku dy skuadrat do të përballen për të dytin vit radhazi në aktin e fundit të këtij kompeticioni, pas një rruge të suksesshme drejt finales.

Ky është takimi i 34-t në histori mes këtyre dy ekipeve, teksa në 33 përballje të zhvilluara mes tyre, Egnatia ka regjistruar 16 fitore, ndërsa 10 sfida janë mbyllur në barazim dhe 7 janë fituar nga Dinamo City. Egnatia kryeson gjithashtu edhe për sa i përket golave të shënuar, me 39 gola kundrejt 24 të Dinamo City-t.

Finalja do të luhet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00. Pas kësaj sfide, të dyja skuadrat do të fokusohen te përballjet vendimtare të “Final 4”.

Poll

Lexo gjithashtu