Dimarco & Thuram
Inter ka trimfuar përballë Lazios, në finalen e madhe të Kupës së Italisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Olimpico” të Romës, përfundoi me fitoren e pastër të zikaltërve, me shifrat 0-2.
Një autogol i Marusic në minutën e 14-të të sfidës i dha si fillim avantazhin ekipit të Chivu. Më vonë, në minutën e 35-të, Lautaro Martinez vulosi rezultatin përfundimtar të sfidës, duke dyfishuar shifrat.
Kështu, pas fitimit të kampionatit, Inter “korr” edhe trofeun e Kupës së Italisë. Për klubin zikaltër, kjo është hera e 10-të në histori që e fitojnë këtë trofe mjaft prestigjioz.
GOLAT:
Goli i Thuram (Lazio 0-1 Inter)
Goli i Lautaros (Lazio 0-2 Inter)
Poll
