Një kupë për t’iu mbrojtur dhe një sfidë për t’u fituar. Në këtë frymë do t’i drejtohet Egnatia stadiumit “Air Albania”, aty ku do të luajë finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Dinamos, e cila do të zhvillohet të mërkurën në orën 19:00.
Atmosfera në kampin e rrogozhinasve duket e zjarrtë dhe një motivim që reflektohet qartë në postimet e bëra nga vetë klubi. Të fiksuar pas serialit vizatimor japonez “Dragon Ball”, kampionët në fuqi të këtij kompeticioni janë të gatshëm të “aterojnë” në këtë impiant modern për të dhuruar spektakël dhe fituar për herë të tretë këtë trofe.
Në postimin e shpërndarë së fundmi, shihet mbrojtësi Albano Aleksi i cili shndërrohet në versionin “Goku” të këtij seriali, një “veti” që pritet të karikojë akoma më shumë vetë lojtarin si dhe pjesën tjetër të grupit për të dhënë maksumimin ndaj kryeqytetasve.
