Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Gjithçka për kupën, sot finalja Dinamo - Egnatia për trofeun e parë sezonal në "Air Albania"

Shkruar nga NEWSPORT
Gjithçka për kupën, sot finalja Dinamo - Egnatia për
Dinamo - Egnatia/ Kupa e Shqiperise

Dinamo dhe Egnatia do të zbresin në fushë mbrëmjen e sotme, për të zhvilluar “finalen” e parë të këtij sezoni, atë të Kupës së Shqipërisë, e përcaktuar për t’u luajtur në stadiumin “Air Albania” e që pritet të nisë në orën 19:00.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë duel, pasi eleminuan nga gara në gjysmëfinale Vllazninë dhe Elbasanin, për të përsëritur kështu një tjetër finale “fotokopje” si ajo e edicionit të kaluar, që pa kryeqytetasit triumfues.

Një përballje plot rivalitet, emocione dhe garë të fortë që do të dhurojë një spektakël të vërtetë për ekipet e udhëhequra nga Ilir Daja dhe Nevil Dede. Oshilacionet i përkasin së kaluarës, ndaj kur bëhet fjalë për të fituar trofe gjithçka lihet pas dhe fokusi mbetet fusha.

Poll

Lexo gjithashtu