Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Jam i kënaqur nga shpirti i garës dhe karakteri i grupit”, Emiljano Çela “sms” të qartë Teutës: Pogradeci është ekip superior, shanset janë të barabarta!

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam i kënaqur nga shpirti i garës dhe karakteri i
Emiljano Çela

Pogradeci ia doli që të triumfonte përballë Besës së Kavajës në finalen e “play-off” të Kategorisë së Parë, falë një goli të shënuar nga Indio Oliveira në minutën e 105-të të sfidës. Tashmë, liqenorët janë shumë pranë objektivit Superiore, në pritje të finales me Teutën.

Pas triumfit ndaj kavajasve ka folur edhe trajneri i pogradecarëve, Emiljano Çela. Ky i fundit është shfaqur mjaft i lumtur, teksa ka theksuar se skuadra e tij është superiore dhe e gatshme për t’u përballur me Teutën në ndeshjen që vulos fatet e një sezoni të tërë.  

“Jam shumë i kënaqur nga vendosmëria, shpirti i garës dhe karakteri që tregoi grupi, jo vetëm në këtë takim, por gjatë gjithë kësaj periudhe. Pas ndeshjes me Laçin, ku dhimbja ishte shumë e madhe, arritëm të punonim fort dhe të gjenim energjitë për të mbërritur deri këtu ku jemi sot.

Kaluam Kastriotin me rezultat të pastër dhe sot ndaj Besës zhvilluam një tjetër ndeshje shumë të fortë. Duhet t’i japim merita edhe kundërshtarit, sepse u luajt një takim me nivel të lartë. Pjesa e parë foli më shumë për ne, ndërsa në të dytën edhe Besa pati momentet e saj. Në fund mendoj se fitoi skuadra që kishte më shumë vendosmëri, më shumë shpirt gare dhe më tepër dëshirë për ta fituar këtë sfidë.

Mund ta kishim zgjidhur në mënyrë më të thjeshtë ndeshjen, sidomos kur kundërshtari mbeti me nëntë lojtarë. Duhej të kishim më shumë qetësi dhe të qarkullonim më mirë topin. Gjithsesi, në fund arritëm objektivin dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. Është një ndeshje superiore, sepse mendoj se edhe Pogradeci është një ekip superior.

Ne punojmë, jetojmë dhe stërvitemi në mënyrë profesionale dhe padyshim që pretendojmë të jemi pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Do të mundohemi të bëjmë lojën tonë dhe mendoj se shanset janë të barabarta. Kam një skuadër cilësore, me harmoni mes lojtarëve me eksperiencë dhe atyre të rinj. Mungesë e madhe për ne do të jetë Kazim Ogunleje, që u ndëshkua me karton, por do të japim maksimumin për ta realizuar ëndrrën”, u shpreh trajneri Emiljano Çela.

Poll

Lexo gjithashtu